Andriy Shevchenko “qetëson” Marco Giampaolon. Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht trajner i përfaqësueses së Ukrainës, i ndodhur në Milano për të ndjekur nga afër ndeshjen e Championsit mes Atalantës dhe Shaktar Donjeckut, ka hedhur poshtë mundësinë se mund të marrë drejtimit e “Djallit”.
42-vjeçari theksoi që objektivi i tij është të shkojë në Europian me Ukrainën.
E dua shumë Milanin, por shoqëria as që më ka kontaktuar dhe unë profesionalisht, në këtë moment, nuk mendoj për Milanin. Jam trajner i Ukrainës dhe i gjithë impenjimi im është për vendin tim. Dua të shkoj në Europian me djemtë e mi. Maldini dhe Boban janë garanci për Milanin dhe unë jam i bindur që skuadra do të dijë të ringrihet”, tha ish-ylli i kuqezinjve.
© SYRI.net