Gjermania ka filluar të dërgojë tanke dhe pajisje të tjera ushtarake në Lituani, si pjesë e misionit të NATO për forcimin e mbrojtjes të Evropës lindore, për të denoncuar aktet agresioin rus.
Komanda e ushtrisë gjermane ka njoftuar se ka dërguar 200 makina, përfshirë 30 tanke. Po ashtu drejt Lituanisë janë nisur edhe 450 trupa ushtarake.
Shtatë dekada pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dërgimi i trupave gjermane në lindje të Evropës , qoftë edhe si pjesë e misioneve të NATO’s- vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme në Gjermani dhe në rajon.
Liderët e NATO’s janë pajtuar që të dërgojnë trupa dhe armatime në këtë pjesë të Evropës, pasi Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.