Shfaqen ambasadorët e ”vdekur” nëpër internet (FOTO)

Të shtunën, ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski shfaqi dyshime se ambasadorët e BE-se dhe SHBA-ve janë duke ndikuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
Nga ana tjetër, aktivistë, funksionarë dhe militantë të partisë së tij, OBRM-PDUKM kanë shfaqur edhe urrejtjen e tyre ndaj ambasadorëve të vendeve perendimore në Maqedoni.
Së fundi është shfaqur një album me fotografi morbide ku shihen portretet e ambasadorëve me shirit të kuq, që simbolizon fotografinë e homazheve pas vdekjes së njerëzve.