SHGM solidarizohet me mediet dhe gazetarët nga Turqia

238

Naser-Selmani-480x380

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë iu bashkua iniciativës së Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Evropiane të Gazetarëve kundër sulmeve ndaj lirisë së medieve dhe të drejtat e njeriut në Turqi, njoftuan sot nga SHGM, transmeton TetovaSot.

Në letër, kryetari i SHGM-së, Naser Selmani e fton qeverinë turke që të përmbahet nga sulmet e reja ndaj medieve dhe gazetarëve.

“Besojmë se gjendja e jashtëzakonshme nuk duhet shfrytëzuar si arsye për pastrimin në medie, si dhe pjesëve tjera në shoqëri. Cenzura në medie për shkak të kritikave ndaj politikave qeveritare është e paligjshme, madje edhe në gjendje të jashtëzakonshme”, thuhet në letër.

Comments