SHH “Dora e Ngrohtë” vazhdon me aktivitetet e saja të bamirësisë (FOTO)

301

invalid

Shoqata humanitare “Dora e Ngrohtë”, me seli në Gostivar, e udhëhequr nga humanistja e madhe dhe e palodhëshme Mimoza Halili-Lumani, gjatë ditëve të kaluara ka organizuar një aksion humanitar, në rajonin e qytetit të Gostivarit dhe të Shkupit, për paisjen e personave me nevoja të posaçme me karroca. Kjo është bërë me qëllim që tu sigurohet këtyre personave, lëvizje e lirë nëpër hapësira të ndryshme.Gjatë këtij aksioni janë shpërndarë disa karroca për fëmijë dhe të rritur. Ky aktivitet humanitar i Shoqatës “Dora e Ngrohtë”, është organizuar në bashklpunim me Z.Idris Aliu, shqiptar nga Kërçova, përndryshe kryetar i Shoqatës Humanitare “Selam”, me seli në Gjermani.

Kryetarja e Shoqatës Humanitare “Dora e Ngrohtë”, zonja Mimoza Halili Limani, thotë se me vullnetin,dëshirën dhe përkushtimin më të madhë e ka realizuar këtë aksion.

“Kur bëhet fjalë për këta persona, në asnjë moment nuk hamendet për t’iu ndihmuar atyre me shumë dëshirë dhe vullnet, sepse motoja është t’ua ngrohë shpirtërat dhe zemrat atyre njerëzve që kanë më së shumti nevojë për ndihmën e Shoqatës Humanitare Dora e Ngrohtë”, ka thene zonja Mimiza Halili-Limani.

Edhe pranuesit e Karrocave u shprehën shumë të kënaqur dhe të lumtur me dhuratat që i pranuan.  Ata me këtë rast i falënderuan donatorët dhe u dëshiruan  Organizatave Humanitare Dora e Ngrohtë dhe Selam punë të frytshme dhe të suksesëshme në aktivitetet e tyre të ardhshme.

Shoqata Humatare Dora e Ngrohtë ka filluar edhe një aksion humanitar për ndërtimin e një shtëpie banimi për Familjen e Xhevat Ibrahimit nga Fshati Teplicë i qytetit të Gostivarit. Kjo shtëpi ka rritur deri te ndërtimi i kulmit. Kryetarja e kësaj Shoqate Mimoza Halili Lumani apelon deri te njerëzit human dhe shpirtmirë që të ndihmojnë me kontributet e tyre me qëllim që ti kthehet  shpresa për jetë si dhe gëzimi në shpirtërat anëtarëve të familjes Ibrahimi nga fsh Teplicë i Gostivarit.     

Comments