Kevin Kuranyi, ish sulmuesi i Schalkes dhe Stuttgartit, po testohet te skuadra bjelloruse, Dinamo Brest
Klubi nga Bjellorusia, Dinamo Brest ka njoftuar se sulmuesi i njohur gjerman, Kevin Kuranyi është duke u testuar te kjo skuadër.
Ish sulmuesi i Schalkes dhe Stuttgartit aktualishtë është lojtar i lirë pas largimit nga Hoffenheim në fund të sezonit të kaluar.
34 vjeçari ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë nga viti 2003 e deri më 2008. Ai ka luajtur 52 ndeshje me ‘Pancirët’ dhe ka shënuar 19 gola.


