Shilegov dhe Zekiri dëshmojnë sot në gjykatë për ngjarjet e 27 prillit

249

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria në Gjykatën Penale në Shkup, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar duhet të dëgjohen dëshmitarët, mes të cilëve edhe Petre Shilegov dhe Muhamed Zekiri.

Në seancën e kaluar kanë dëshmuar Damjan Mançevski, Frosina Remenski, Pavle Bogoevski dhe Ilija Nikollovski.

Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit akuzohen për “kërcënim terrorist të rendit kushtetues”. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski – Levi Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska – Bozhinovska, Ivan Cvetanovski Boris Damovski, Bogdan Ilievski – Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mladenovski, Mihail Mlladenovski, Zakaria Simovski, Mladen Dodevski, Jane Çento, Goranço Angellovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski – Koljo , Aleksandar Vasilevski – Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Comments