Shilegov: Ivanov shkel kushtetutën dhe rrezikon qytetarët
LSDM ka akuzuar presidentin Gjorge Ivanov se po shkel kushtetutën dhe ligjet me kërkesën e tij që lideri I LSDM-së Zoran Zaev të sigurojë 61 nënshkrime deputetësh për formimin e qeverisë. Sipas zëdhënësit të partisë Petre Shilegov për një sjellje të tillë Ivanov duhet të mbart përgjegjësi penale pasi po mbron krimin e Nikolla Gruevskit, njofton Aktuale.mk
“Themi se Gjorge Ivanov po shkel kushtetutën dhe ligjet dhe për këtë duhet të mbart përgjegjësi. Ivanov nuk ka të drejtë të bëjë diskriminime politike. Ivanov I dha mandatin Nikolla Gruevskit pa I kërkuar nënshkrimet e 61 deputetëve dhe pa vendosur kushte për programin. Andaj nuk ka të drejtë këtë ta kërkojë nga Zaev. Kjo është sheklje e patolerueshme e kushtetutës nga ana e Ivanov, për të cilën duhet të përgjigjet sipas kushtetuës dhe kodit penal. Me një sjellje të këtillë Ivanov qartë vehet në mbrojtje të krimit të Nikolla Gruevskit. Me këtë ivanov vë në rrezik qytetarët dhe shtetin,” është shprehur Shilegov.