Shilegov: Pushteti nuk dëshiron që PSP t’i zbardhë hetimet

115

Image result for petre shilegov

 

Prova më e madhe për kriminalitetin e të akuzuarit Nikolla Gruevski është votimi i sotëm nga ana e deputetëve të tij, theksoi deputeti i LSDM-së Petre Shilegov, shkruan MIA.

Sipas tij është e qartë se i akuzuari Nikolla Gruevski dhe udhëheqja kriminale e VMRO-DPMNE-së janë të vetmit të cilët nuk duan të mundësojnë Prokurorisë Speciale Publike për të punuar në mënyrë të papenguar.

Çfarë është kjo që e frikëson VMRO-DPMNE-në dhe nuk do që të votojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për PSP dhe të Ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, theksoi ai

“Kundërshtimi i këtyre ndryshimeve, si edhe sjellja e paradokohshme e deputetëve drejt prokurores speciale tregon se VMRO-DPMNE-së nuk i konvenon ekzistimi i Prokurorisë speciale të fuqishme e cila do t’i sqarojë hetimet e nisura”, potencoi Shilegov.

Moebel THEMA

Me votimin e sotëm, deputetët e VMRO-DPMNE-së zyrtarisht u bënë ndihmues që e kamuflojnë kriminalitetin të cilin e persekuton Prokuroria speciale publike.

Me alibi votimin e BDI-së, edhe këtë parti politike e grupon në të njëjtën kategori me VMRO-DPMNE.

Shilegov theksoi se për të tejkaluar krizën politike në tërësi, duhet pasur një shkarkim ligjor në një procedurë të paanshme dhe transparente. Askush, pa marrë parasysh përkatësinë e tij partiake, duhet të përballet me drejtësinë.

Prokuroria speciale është pjesa kyçe për të dalë nga kriza politike dhe prandaj këto propozim-ndryshime janë më shumë se të nevojshme.

Funksionimi i saj të papenguar mund të vëjë fundin e krizës, dhe ta kthejë shoqërinë e Maqedonisë drejt vlerave të vërteta, potencoi ai.

Comments