Shilegov: Spasov ka vozitur i dehur edhe atë me veturë zyrtare, jashtë orarit të punës (Video)

178

Lidhur me aksidentin e fundit, ku me gjithë gjasat ka qenë protagonist zëvendësministri shtesë Dime Spasov, kanë ardhur edhe reagimet e para nga partia opozitare maqedonase, LSDM.

‘Ky pushtet i Nikolla Gruevskit është e rrezikshme për jetë dhe duhet të largohet. Çdo ditë të re me to, shqetësuese është jeta e fëmijëve tanë, pronat tona dhe sigurinë e qytetarëve’, ka thënë sot zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, duke shtuar se Dime Spasov si zëvendësministër shtesë i PPS-së, ka vozitur i dehur, me veturë zyrtare është përplasur disa vetura dhe ka ikur.

Shilegov ka thënë se Spasov duhet të jep përgjegjësi për aksidentin e mbrëmshëm dhe ai nuk ka moral politik për të folur më për shqetësimet e qytetarëve sepse sipas Shilegov, Spasov do të na sjell dëme dhe do të ikë. Maqedonia nuk meriton përgjegjësi të këtillë. Qeveria e Gruevskit nuk duhet më të udhëheqë vendin, ka shtuar Spasov.

Comments