Përmes përpjekjes për ta bllokuar Parlamentin, deputetët nga VMRO-DPMNE dëshirojnë ta ndërpresin procesin e shkarkimit të Prokurorit të Përgjithshëm Marko Zvërlevski, deklaroi deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.
“Ata janë të shqetësuar në lidhje me gjykimet që i presin dhe u rekomandojmë që ta ndryshojnë retorikën me të cilën tentojnë të bëjnë incident në parlament”, tha Shilegov.
Sipas tij qëllimi i vetëm i bllokadës që po bëjnë deputetët e VMRO-DPMNE-së është mbrojtja e krimit të Gruevskit, por edhe përkundër përpjekjeve Zvërlevski do të shkarkohet dhe askush nuk do ta ndihmojë VMRO-DPMNE.