Familja Hussains është një nga shumë familjet që po vuan në zi pas sulmit të së shtunës në nje qytet në veri-perëndim të Pakistanit.
Një familje nga më të varfërit e asaj zone, varet nga pagat e fituara nga Jamil Hussain, një punëtor në Karaçi dhe djali i tij 15-vjeçar, Sabil Hussain, i cili punon në një dyqan pulash në Parachinar.
Vëllai i vogël i Sabil, Altaf, 12 vjeç merr një karrocë dore në tregun e perimeve të qytetit çdo mëngjes me të cilën fton regtarët që blejnë perime në ankand, shkruan BBC.
Deri të shtunën e kaluar, vëllai i tij tetë-vjeçar, Zain Haider e kishte ndihmuar si gjithmone per shitjen dhe pastrimin e perimeve.
Të shtunën, Zain kishte mbushur një qese me mbeturinat bimore dhe po priste vëllain e tij i cili kishte shkuar për t’i shërbyer një klienti.
Disa minuta më vonë shpërtheu papritur një bombë, ku arka dhe perimeve shpartalluan në ajër por Zain u vra tragjishkt./SYRI.net/