SHIU VËRSHOI SHTËPI E RRUGË NË KËRÇOVË, DEHARI: AGJENCIA E RRUGËVE ËSHTË NEGLIZHENTE

73

Moebel THEMA

Disa shtëpi dhe rrugë janë vërshuar në Kërçovë si rezultat i shiut të rrëmbyeshëm që ra mbrëmë për gati një orë në këtë rajon.

Kryetari i komunës Fatmir Dehari tha sot për TV21 se dëme materiale ka në qytet, por ato do të tejkalohen.

Sipas tij, ka ende shtëpi të cilat kanë podrumet e mbushura me ujë, por pritet të arrijnë pompat për t’i liruar këto hapësira të përmbytura.

I pari i Kërçovës ndërkaq kritikoi Agjencinë e Rrugëve, duke thënë se ata janë neglizhent, meqë mbrëmë u bllokua për një kohë magjistralja Kërçovë-Ohër, ku uji arrinte në gjysmë metër.

Dehari shtoi se qyteti pati fat në këtë fatkeqësi, meqë kanalizimi atmosferik kreu funksionin e tij dhe thithi ujin që solli shiu.

“Mire është tani, ka dëme që mund të tejkalohen. Shtëpi te mbushura me uji. Këto të agjencionit të rrugëve janë neglizhent. Por është dëshmuar që kanalet atmosferike kanë dhënë rezultat. Magjistralja është çështje tjetër dhe duhet ta shohim me seriozitet bashkë me agjencionin e rrugëve, këto kanale janë të ndërtuara shumë më herët. Por qyteti ia doli mirë”, tha Dehari për TV21.

Qendra për menaxhim me kriza informon se ka bodrume të vërshuara në rrugën Trajan Dejanovski dhe në lagjen Aramisko Gnezdo por se ende nuk dihet ende saktë numri i shtëpive të dëmtuara.

Comments