Shkarkimi i Zvërleskit në Kuvend, VMRO kërkon të propozojë prokurorin e ri

260

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Marko Zvërlevskit…

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit publik, Marko Zvërlevskit, është para deputetëve. Qeveria i propozon Kuvendit që të shkarkojë Marko Zvërlevskin nga funksioni prokuror publik i RM-së për shkak të ushtrimit të funksionit në kundërshtim me ligjin, profesionalizëm të pamjaftueshëm dhe reagimit jo në kohë.

Mirëpo, VMRO në opozitë, doli në propozim që kryeprokurori i ri të zgjidhet me propozim të opozitës dhe me shumicë të cilësuar.

“Propozimi i parë që prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës nuk është propozimi ynë burimor. Këtë propozim e dha LSDM-ja në fushatën zgjedhore. Propozojmë që propozimi i tillë për prokuror publik të votohet me dy të tretat e votave në Kuvendit e RM-së. Kështu katër grupimet më të mëdha në Kuvend do të jenë faktorë relevant në zgjedhjen e Prokurorit Publik”,- deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Propozimi u hodh poshtë nga shumica parlamentare.

“Çdo propozim është legjitim dhe ne na takon ta mbështesim ose jo, por u paraqita për shkelje procedurale pasi arsyetimi nuk kishte të bënte me arsyetim për procedurë të shkurtuar”,- tha koordinatori në LSDM, Tomisllav Tuntev.

Në arsyetimin e shkarkimit të Zvërlevskit, qeveria konsideron se kryeprokurori Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij nuk është i aftë të ushtrojë këtë funksion. “Nuk ka ngritur procedura penale për vepra të parapara me ligj dhe ka rrënuar imazhin e këtij funksioni”, – thuhet në arsyetimin e Qeverisë.

Paraprakisht propozimi i Qeverisë për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski u pranua nga Këshilli i Prokurorëve Publik të RM-së, me shumicë votash.

Comments