SHKARKOHET PËR SHKAK TË PJESËMARRJES NË PROTESTA, DURIQ: DREJTËSINË DO TA KËRKOJ EDHE NË STRASBURG

258

 Image result for sarena revolucija

Moebel THEMA

Ministria e Drejtësisë shkarkoi nga puna nënoficeren Jasmina Duriq , edhe pse kjo disa muaj është në pushim mjekësor. Ajo thotë se arsyeja për pushimin e marrëdhënies së punës, është pjesëmarrja e saj në protestat e “Revolucionit të larmë”. Pohon se gjashtë muaj mbi të ushtrohet trysni, prej kur u degradua nga pozita e referentes për logjistikë në Ministrinë e Mbrojtjes në Shkup, në pozitën e përgjegjësit për magaciën e ushqimit në kazermën e Kërçovës.

“Procedura në gjykatë tanimë filloi. Do të na informojnë kur do të caktojnë seancë. Nuk e di se çfarë përfundimi do të ketë gjykimi në gjykatat tona, sidomos nën këtë pushtet. Patëm rastin të shohim se sa i korruptuar është sistemi gjyqësor. Nëse është e nevojshme, jam e gatshme të shkoj edhe në Gjykatën e Strasburgut, vetëm e vetëm ky rast të zgjidhet. Konsideroj se kjo që ndodhi nuk është e drejtë. Por një ditë e vërteta do të fitojë”, u shpreh Jasmina Duriq, ish nënoficere.

Jasmina thotë se është e lumtur sepse me këtë ajo dëshmoi se liria është më e rëndësishme se një vend pune dhe nga kufizimi që publikisht ta shprehë qëndrimin e saj. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Ushtrisë thotë se të punësuarit në ushtri janë qytetarë të lirë dhe pas orarit të tyre të punës, ata mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre dhe mund të dalin në protesta, nëse me këtë nuk dëmtohet imazhi i ushtrisë së Republikës së Maqedonisë.

 

“Jasmina mori vendim për shkarkim nga puna edhe pse ajo në atë kohë ka qenë në pushim mjekësor. Ligjërisht atë nuk mundet ta largonin nga puna sa kohë që ka qenë në pushim mjekësor. Sipas Kushtetutës, të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, pa dallim ku dhe çfarë punojnë, , mundet lirshëm të protestojnë”, u shpreh Adnan Alitov, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ushtrisë.

Komiteti i Helsinkit Jasmina Duriqit i ofroi ndihmë juridike. Aktivistët e Revolucionit të Larmë atë e përkrahin për guximin, vendosmërinë dhe luftën për liri. Nga Ministria e Mbrojtjes nuk e komentuan pushimin e nënoficeres Jasmina Duriq nga puna.

Comments