Shkarkohet Zidane, Real Madrid zgjedh trajnerin e ri (FOTO)


Zinedine Zidane do të largohet nga posti për t’i liruar vendin Arsene Wengerit, raporton e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.
Wenger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Arsenal. Dhe, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez e konsideron si trajner të duhur në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.
Perez nuk dëshiron të dështojë këtë edicion sepse në vitin e ardhshëm do të mbahen zgjedhjet e reja në klub.
Andaj, për fushatën e ardhshme, ai është i gatshëm të premtoj angazhimin e Wengerit.