Shkatërrohet banda shqiptaro-zvicerane e heroinës. Sekuestrohen mijëra franga
Policia e zvicerane ka arrestuar të martën pesë persona që dyshohet se janë të përfshirë në kontrabandën e heroinës.
Në banesat e tyre, policia arriti të sekuestrojë 4 kg heroinë, si dhe mijëra franga zvicerane, raportojnë mediat lokale.
Fillimisht, policia gjeti 20 gram heroinë në automjetin e dy burrave në Pfäffikon ZH, ndërsa më pas u arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e tyre në Glarus.
Në pranga, janë vënë katër shqiptarë dhe një zviceran, mes 18 dhe 47 vjeç.
Dy prej shqiptarëve qëndronin ilegalisht në Zvicër.