Shkencëtarët janë duke zhvilluar një vaksinë revolucionare kundër ftohjes e cila mund të konsumohet si tabletë.
Përveç që ndihmon personat të cilët kanë frikë nga shiringat kjo tabletë nuk kërkon të ruhet në temperaturë të ftohte, gjë që bën transportin më të lehtë veçanërisht për vendet në zhvillim me klimë të nxehtë.
Si të gjitha vaksinat e tjera, ku medikament funksionon duke i ekspozuar njerëzit ndaj pjesëve të padëmshme të patogjenit, siç janë proteinat. Një gjë e tillë stimulon sistemin imunitar kështu duke krijuar një përgjigje më të fuqishme kur bie në kontakt me viruset.
Megjithatë ekipi studiues kanë bërë të ditur se ende kanë nevojë për testime disa vjeçare para se ky tretman të fillojë testimet tek njerëzit.