Shkencëtarët të alarmuar: Një objekt i papërcaktuar do të godasë tokën në 2017-ën


Fakti që në galaktikën tonë ka shumë objekte që lëvizin nuk është një mister që shqetëson shumë.
Por përse komuniteti shkencor është alarmuar nga 1991VG? Për shkak se ka një origjinë dhe natyrë të panjohur dhe fakti më i rëndësishëm: po i afrohet tokës në mënyrë anormale.
Kjo është zbuuar nga Jim Scotti, nga Observatori Planetar i Universitetit të Kalifornisë. Scotti është specialisti në këtë hulumtim i cili ka vënë re objektin anormal.
Dimensionet e tij janë të vështira për t’u përcaktuar, por nuk duhet t’i tejkalojnë 20 metra diametër. Ky objekt ka aftësinë për të lëvizur dhe shmangur përplasjen me pengesat që i dalin para. Nuk është një trup që ndjek një rrugë të paracaktuar, por një anije e vogël e udhëhequr nga diçka ose dikush.
Mes shumë teorish qëndron edhe ajo e jashtëtokësorëve, çka mbështet në mënyrën se si objekti misterioz lëviz. E vetmja gjë për të cilën të gjithë janë dakord është se në vitin 2017, do të ulet në tokë./Syri.net