Shkëndija cakton katër miqësore në Antali të Turqisë

472

Kampioni aktual i Maqedonisë në futboll, skuadra e Shkëndijës, e cila gjendet në Antali, ka caktuar 4 ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror. Skuadra tetovare , fillimisht do të takohet me Siofok-un, më 15 janar, ndërsa katër ditë më vonë përballet me Piast Glivice. Në përballjen e tretë miqësore do të takohet me Varta Poznan dhe në fund me Sllovan Liberec, të cilët poashtu përgatiten në qendrat stërvitore të Antalia-s në Turqi.

Moebel THEMA

Pas angazhimit të Ferhan Hasanit, MIhail Manevskit, Klinsman Cake-s de Andre Mensalao-s, skuadra tetovare konfirmoi se merkatoja nuk është mbyllur dhe se synimi është të forcohet edhe sulmi.

Kujtojmë se Shkëndija e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e tretë, me 8 pikë nga lideri aktual, FC Shkupi.

Comments