Shkëndija demoloi Makedonija Gj.P (VIDEO)



Shkëndija ka demoluar Makedonija Gjorçe Petrovin në ndeshjen e javës së 15-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur në transfertë me rezultatin 4:0.
Kjo fitore peshon edhe më shumë për Shkëndijën, duke pasur parasysh se rivali i tyre kryesor për titullin e kampionit, Vardari sot pësoi në ndeshjen ndaj Rabotniçkit.
Besart Ibraimi me golin e tij të 10-të këtë edicion paralajmëroi fitoren e Shkëndijës në minutën e 17-të, ndërkohë 10 minuta më pas kapiteni Ferhan Hasani realizoi edhe golin e dytë për skuadrën tetovare.
Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa edhe në pjesën e dytë fjalën kryesore në fushën e blertë e pati, Shkëndija që realizoi edhe dy gola të tjerë.
Një harkim të kapitenit Hasani nga rivënia e këndit në minutën e 65-të më së miri e shfrytëzoi strugani Artim Pollozhani, që shënoi golin e tretë në ato moment për Shkëndijën, ndërkohë Ferhan Hasani doli edhe njëherë tjetër në skenë, kësaj rradhe duke shënuargolin e dytë personal dhe të katërtin për Shkëndijën, që tashmë si duket ka tejkaluar krizën dhe se dalëngadalë po merr formën e duhur, atë që u mësuam ta shohim kur kjo skuadër na prezantonte në garat e Liga Evropa.
Ishte kjo fitorja e 9-të për Shkëndijën këtë edicion, që tashmë e afron këtë skuadër në vetëm 4 pikë ndaj liderit aktual, Vardarit. Shkëndija pas 15 xhirove ka tubuar 30 pikë, ndërsa Vardari vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me 34 pikë.
Goli i Besart IBRAIMIT
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1124592290989720/
Goli i Ferhan HASANIT
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1124594684322814/
Goli i Artim POLLOZHANIT
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1124614347654181/
Goli i Ferhan HASANIT
https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/1124619124320370/