Shkëndija dhe Shkupi fitojnë në transfertë, çaloi Renova (VIDEO)

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ky skuadrat shqiptare Shkëndija dhe Shkupi kanë nxjerrë fitore në stransferët, ndërsa Renova ka çaluar në fushë të sajë, duke humbur dy pikë shumë me vlerë nga ekipi i Pobedës që i mori barazim 1:1.
Shkëndija ka luajtur një ndeshje shumë të vështirë në Manastir ndaj Pelisterit dhe janë dashur vetëm dy minuta në fundin e ndeshjes që gjithçka të përmbysin kuqezinjtë për fitore.

Pelisteri kishte epërsi deri në minutën e 83-të, kur barazoi Ferhan Hasani, ndërsa më pas golin e fitores e ka shënuar braziliani Zhunior një minutën më vonë.
Pas shumë aksioneve të rrjedhshme dhe përkrahjes 90 minutëshe të tifozëve të flakt të skuadrës tonë “Shvercerat”, më në fund vjen dhe fitorja e parë në transfertë, ndërsa “viktimë” e parë ishte skuadra e “Makedonija Gj.P”,të cilën Shkupi e mundi me rezultat minimal 1:0.