Shkëndija drejt piedestalit të lavdisë

374


Një asistim, një gol dhe një lojtar kundërshtarë që e detyron të ndëshkohet me të kuq.Kaq mjaftonte për t’a bërë lojtarin e ndeshjes kapitenin e Shkëndijës Ferhan Hasani ” Buba”.Por nuk është se ai ishte i vetëm.Shkëndija si asnjëherë më parë që nga themelimi në vitet 70-ta nuk ka patur një skuadër kaq të fortë, madje kaq historike.Raundi tretë i kualifikimeve në UEFA League , aq më tepër kur e ka në dorë kualifikimin për shkak të një rezultati më të mirë të mundshëm në futboll kundër Mllada Boleslav, vazhdon ëndrrën e madhe drejt fazës së grupeve, atje ku e presin skuadra që të gjithë i kemi imagjinuar në të shkuarën dhe as nuk ka qenë e mundur të ndeshesh me t’a.Por i gjithë ky moment magjik ka vetëm një emër-Ekolog ose më saktë Lazim Destani .Investimi me shifra marramendëse , ka bërë që Shkëndija të ketë një skuadër kompetitive, të fortë dhe lojë të bukur.Një skuadër ritmi i së cilës vjen duke u rritur.Por është edhe një forcë tjetër që ka sjellë Shkëndijën deri në këtë pikë.Janë tifozët e jashtëzakonshëm që nuk rreshtin së dhëni mbështetje gjatë gjithë kohës sa luhet ndeshja.Nëse në “mars” do të luhej ndeshja ata edhe atje do të shkonin për ta ndjekur atë.Shkëndija pritet këtë sezon të luftojë në të gjitha frontet e mundshme.Vitin e kaluar ishte vetëm nënkampion në Ligë ndërsa këtë vit synimet janë të ngjiten një vend më lartë për të marrë për të dytën herë trofeun e më të mirit në vend.Shkëndija poashtu morri edhe Kupën e Maqedonisë ./Faktiditor/.

https://www.youtube.com/watch?v=K6nWGgi2VgU

Comments