Shkëndija – Historia

338

 

Image result for shkendija gent

25 gushti do të shkruhet në histori, por në rast fitoreje dhe kualifikimi do të ishte më shumë se kaq.Do të ishte gjeniale për Shkëndijën.Një tifozeri që nuk ka vend që nuk ndjek skuadrën e zemrës për kaq vite pret këtë moment magjik dhe ka mbetur vetëm një ndeshje që kjo të bëhet e arritshme.Shkëndija në grupe, nuk është më e paaritshme.E gjitha tashmë është Kuq e Zi, madje kolona të gjata kanë zaptuar autostradën që lidh Tetovën me kryeqendrën.Të gjitha mendjet janë te kjo ndeshje historike që nuk ka se si mos e përshkojnë secilin emocionet.Shumë njerëz e kanë dashur dhe ndjekur me vite këtë klub që është më shumë se i tillë.Disa nuk janë më fizikisht mes nesh dhe disa nuk e kanë imagjinuar se gjërat do të vijnë deri në këtë pikë.Secili lojtarë duhet të ketë në mendjen e tij fitoren e lavdisë, këtë fitore që e dërgon Shkëndijën në arenat e mëdha të futbollit këtij sporti masiv dhe kaq shumë emocionues.është vetëm një ndeshje e madhe që duhet zhvilluar dhe “gladiatorët” , ata që do jenë pjesë e këtij formacioni në sfidën kundër Gent, kanë shansin që emrat e tyre të bëhen të artë.Kanë momentin që të mbeten gjatë në kujtesën e secilit tifoz shqiptarë.Askush nuk e urren skuadrën belge, por tifozët kanë cilën skuadër duan tashmë .Eshtë Shkëndija që 25 gushtin mund t’a shpallë festë të madhe shqiptare dhe kualifikimin moment historik.Momenti është tani./Faktiditor/

Image result for shkendija gent

Image result for shkendija gent

Image result for shkendija gent

Image result for shkendija gent

Image result for shkendija gent

 

Comments