Shkëndija e Tetovës ka siguruar kalimin në raundin e tretë në Ligën e Evropës.
Skuadra shqiptare, ka barazuar 1:1 në udhëtim te skuadra e njohur finlandeze, HJK, në ndeshjen e kthimit.
Ndeshjen e parë si vendas, Shkëndija e ka fituar 3:1.
Me një autogol të Radeski, vendasit shënuan për 1:0 në minutën e 28-të.
Skuadra e Shkëndijës barazoi në minutën e 71-të.