Shkëndija-kaq mund të bënte ndaj superioritetit të Milanit

265

Fati qe mizor që ditën kur u hodh shorti me Milanin e madh, pjesa tjetër e rrëfimit dihej, por shpresa mbante secili tifoz.Shkëndija morri plot gjashtë gola në San Siro, por duke shkuar deri në këtë fazë është një histori në vete.Në fakt ishte presioni që u shfaq te lojtarët e Shkëndijës duke bërë gabime të pafalshme dhe të evitueshme për mos pranuar kaq gola lehtësisht.Rezultati nuk ishte për kaq gola edhepse u pa superioriteti i Milanit sepse është një klub me histori ndryshe dhe është ligji në futbollin botërorë.Shkëndija mëson në ndeshje të tilla për të marrë përvojën ndërsa rruga e këtij klubi nuk mbaron me një ndeshje .Nuk është asgjë tragjike të humbësh nga një skuadër e madhe .Shkëndija tani duhet të përkushtohet në kampionat përtë rrëmbyer titullin ndërsa ndeshja kthyese me Milanin është vetëm një ndeshje për t’u luajtur pasi cdo gjë ka mbaruar ./Faktiditor.ch/

Comments