Shkëndija Kthehet Vetëm Me Barazim Nga Strumica!

204

Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandev, skuadër kjo që nuk lejoi që brenda pak ditëve të pësojë edhe disfatën e dytë në terren vendas nga një skuadër tetovare. Rikujtomë të mërkurën Akademia Pandev u mund nga Renova në stadiumin “Kukush” në Turnovë, aty ku sot me mjaft sukses ju bëri ballë sulmeve të Shkëndijës, futbollistët e së cilës skuadër nuk ishin në ditën e tyre më të mirë.

Është kjo ndeshja e dytë me rradhë që “kuqezinjtë” e Qatip Osmanit nuk arrijnë të marrin fitore, pas asaj disfate në mesjavë nga Pobeda në Tetovë.

Shkëndija pas këtij barazimi mbetet në pozitën e tretë, tashmë me 15 pikë, 5 më pak se skuadra kryesuese e Vardarit, që sot në transfertë mundi Pobedën me rezultatin minimal 1:0.

Comments