Shkëndija megjithatë nuk do t’a lejojë ” Remontadan”
Askush nuk e di se ç’farë formacioni ” bluhet” në mendjen e Akrapoviçit, por Shkendija ka komoditetin më të madh para sfidës në Republikën e Cekisë kundër Mlada Boleslav.Diferenca prej dy golash ia jep luksin skuadrës tetovare që vazhdon ëndrrën e madhe evropiane.Për momentin çdo gjë është e përfunduar për t’ia dalë mbanë kualifikimit por ka mbetur vetëm një gjë për t’u vulosur: 90 minutat e rradhës.Formale nuk do të jetë gjithësesi.Eshtë cështje administrimi loje dhe kur ke luksin për t’a ruajtur rezultatin e madh nuk është e thënë që të bësh një lojë të pakujdesshme në ndeshjen kthyese aq më tepër nuk është e thënë që të bësh edhe një lojë të bukur.Të gjitha gjërat flasin për Shkëndijën dhe për të bërë remontadan e famshme Mlada Boleslav duhet t’a bëjë një ndeshje të madhe ose më saktë të njëjtën gjë që bëri para pak sezonësh në Chamions League Barcelona ndaj Milanit, ndonëse në rrethana tjera.Shkëndija ka rastin e madh historik që të luajë edhe dy ndeshje kualifikuese dhe akoma më e madhe mund të bëhet lavdia e këtij klubi nëse do hynte në grupe, aty ku e presin skuadra prestigjioze, përfshirë edhe një Machester United.Të luajë kundër Mourinjos është një privilegj.Gjërat janë në dorën e Shkëndijës ndërsa 90 minutat në Ceki do të përcaktojnë cdo gjë edhepse në futboll pa rënë fishkëllima e fundit e gjyqtarit asgjë nuk është e sigurtë./Faktiditor/