Shkëndija mëson kundërshtarin.Eshtë Gent nga Belgjika ndërsa ëndrra vazhdon

154

Aspak e lehtë por jo edhe e pamundur.Shkëndija mëson edhe kundërshtarin e fundit para se të hyjë në portat e mëdha të futbollit, atje ku në grupe e presin skuadrat më elitare të futbollit në një kompeticion të madh siç është Europa League.Eshtë skuadra e Belgjikës Gent që mbetet favorite vetëm pse vjen nga një kampionat më i fortë por Shkëndija tashmë dij të shfaqet magjishëm në ndeshje të mëdha.Të gjitha skuadrat tjera që i ka eliminuar skuadra tetovare nuk është se kanë qenë të dobëta dhe që të gjitha poashtu vijnë nga kampionate të forta nisur nga Azerbejxhani, Polonia dhe Cekia dhe së fundmi edhe Belgjika.Shkëndija është para një momenti historik ndërsa ardhja deri në këtë fazë është momenti më magjik që nga themelimi i klubit disa decenie më parë./Faktiditor/.

Comments