UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen mes Shkëndijës së Tetovës dhe Milanit. Drejtësinë në këtë takim do ta vendosin gjyqtarët nga Rumania. Kryesori i këtij takimi do të jetë Istvan Kovacs.
Ndihmës të Kovacs do të jenë: Vasile Florin Marinescu dhe Ovidiu Artene, kurse gjyqtari i katërt është Marius Avram.
Ndeshja mes Shkëndijës dhe Milanit në kuadër të “play-off” të Europa League do të luhet të enjten në Shkup në orën 20:45.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Milano ka përfunduar me rezultatin 6-0 për italianët.