Shkëndija shkatërron Pobedën
Shkëndija fiton me tre gola ndaj Pobedës së Prilepit në një ndeshje të lehtë sidomos në pjesën e dytë që ishte përcaktuese transmeton Faktiditor.Pjesa e parë nuk ishte e ndonjë niveli të lartë pavarësisht se Shkëndija pati disa raste të pastra përmes Junior dhe një traversë.Në pjesën e dytë kishte një dominim total, me një lojë perfekte dhe me rezultatin që e hapi përmes kapitenit Hasani përmes pikës së bardhë pasi më parë kishte ndërhyrje ndaj sulmuesit kryesorë Ibrahimi.Shkëndija pati edhe disa raste tjera të pastra përmes Halimit i cili nuk shënoi me golin bosh nga një krosim i bukur nga Hasani.Por ishte pikërish Halimi ai që shënoi golin e dytë pas një pasimi të Besart Ibrahimit nga ana e majtë.Golin e tretë dhe të sigurisë e shënoi Imeri i sapo inkuadruar në lojë.Mysafirët nuk bënë asgjë më shumë se në minutat shtesë kur shënuar golin e vetëm përmes penaltisë.Shkëndija ka gjashtë pikë dhe një ndeshje të mbetur me skuadrën shqiptare Shkupi./Faktiditor/.