Shkëndija e Tetovës do të provojë shansin e fundit për të shkruar historinë.
Skuadra e vetme shqiptare që ka mbetur në Europë, do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Roseborgut të vlefshme për fazën “Play Off” në Europa League.
I vështirë, por jo i pamundur do të jetë misioni i kuqezinjve nga Tetova, që në Shkup do të provojnë të përmbysin humbjen e parë 3-1.
Të besuarit e Qatip Osmanit do të synojnë përmbysjen e madhe në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.
Shkëndija do të synojë fitoren me ndihmën e “lojtarit të 12-të” që pritet të ofrojë një mbështetje maksimale.