Katër ekipe në Kupën e Maqedonisë kanë siguruar kualifikimin për fazën e radhës. Një nga ekipet e kualifikuara është edhe Shkëndija e Haraçinës.
Me një gol në minutën e 51-të, Lamallari e siguroi fitoren e Shkëndijës kundër ekpit të ligës së parë, Pelisterit.
Në çerekfinale u kualifikua edhe Struga Trim&Lum pasi arriti të fiton kundër Makedonija Gj.P. me rezultat 5-0.
Bashkimi nga Kumanova u eliminua nga Kupa, pasi humbi nga Sileksi me rezultat 2-1.
Në ndeshjen tjetër ndërmjet Bregllanicës dhe Rabotniçkit, 1-1, ndeshja shkoi deri n penallti, ku më të suksesshëm u treguan lojtarët e Rabotniçkit.
Ndryshe, më herët në çerekfinale ishte kualifikuar edhe Detoniti dhe Ohrid Lihnidos.
Nesër do të luaj Vardari kundër Novacit, ndërsa Shkëndija e Tetovës më 19 nëntor do të luajë kundër Tikveshit.