Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacion, duke vënë në pranga shtetasin Edi Smajlaj, shef i kardiologjisë në Spitalin e Shkodrës.
Smajlaj është vënë në pranga brenda në pavionin e kardiologjisë.
Ka qenë pikërisht Smajlaj ai që ka shtruar në operacion shtetasin Simon Lufi, pedagog i kapur disa ditë më parë nga policia, pasi akuzohet për ryshfet. Dyshohet se Edi Smajlaj e ka shtruar në spital Lufin me pretekstin për ta shëruar, me qëllim që pedagogu të kishte lehtësime në gjykim.
Shefi i kardiologjisë së Shkodrës, Edi Smajlaj akuzohet për korrupsion.