Shkodër – Ndahet nga jeta bilbili i muzikës popullore Naile Hoxha

Shkodra humb një tjetër zë të magjishëm të kënges popullore qytetare…
Këngëtarja Naile Hoxha mbylli sytë në moshën 82 vjeçare në azilin e qytetit të Shkodres, ku kaloi edhe ditët e fundit të jetës, duke lënë pas një karrierë të pasur artistike dhe një vend bosh, në plejadën e atyre artistëve që ky qytet nxori ndër vite.