Shkodran Alili ushtron të drejtën e votës: Fton qytetarët e Kërçovës të dalin në votime

48
fresco

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Kërçovës, Shkodran Alili, ka realizuar të drejtën e votës ditën e sotme, duke bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në zgjedhje.

“Unë votova. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, ka shkruar Alili.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në procesin zgjedhor për të ardhmen e komunës.

Comments