Shkolla e mesme Zef Lush Marku për herë të parë realizon “Mësimin në largësi” (FOTO)
Sot, për herë të parë në kuadër të Pilot projektit Klasë Hibride, në orën e Lëndës së Informatikës është mbajtur orë mësimore nga Profesoresha Pranvera Xhaferi në bashkëpunim me Univerzitetin e Evropës Juglindore ”M. V. Shtul” me Profesor Dr. Artan Luma. Ora mësimore është mbajtur me klasën I-3, duke promovuar “Mësimin në largësi”.
Mësimin në largësi e realizoi prof.Dr. Artan Luma, profesor në Univerzitetin e Evropës Juglindore ”M. V. Shtul”. Në këtë rast nxënësit fituan njohuri në lidhje me njësinë mësimore:
“Shprehjet relacionale dhe urdhëri if”
Ky Pilot projekt është mundësuar nga Qeveria e R. Maqedonisë me angazhimin e:
- z. Hazir Aliu – Këshilltar për Arsim dhe Shkencë në Qeverinë e R. Maqedonisë;
- z. Safet Neziri– Këshilltar në Ministrinë e Arsimit;
- z-nj. Sllobodanka Jakimovska Josifoviç – Drejtoreshë e Telekom-it në R. Maqedonisë;
- z. Faruk Zeqiri – Drejtor i ShMQSh “Zef Lush Marku”- Shkup
Në kuadër të këtij Pilot projekti janë trajnuar për fazën e parë 20 profesor-ë/esha nga shkolla jonë, që do të zbatojnë orët nga lëndët e ndryshme me TIK, duke aplikuar trajnimin paraprak nga Samsung Smart School, në këtë gjysmëvjetor me gjeneratat e viteve të para dhe të dyta.
Duke cituar njeriun e sakrificës z. Nelson Mandela “ Edukata dhe Arsimi janë armët më të fuqishme, që ne mund ti përdorim për të ndryshuar botën” – Urojmë profesorët tanë për punën që po bëjnë dhe dëshirojmë, që në një të ardhme të afërt të jenë të gjithë të kyçur në këtë projekt për aplikimin e teknologjive më të përsosura në procesin Edukativo – Arsimor!/aktuale/





