Shkolla shqipe nga Gjermania fiton kuizin “Ti je pjesë e atdheut”

268

msur5

Ministria e Diasporës ka organizuar kuizin e diturisë “Ti je pjesë e atdheut”, dhe në finalen e mbajtur të dielën fitues kanë dalë nxënësit e shkollës shqipe nga Gjermania, njofton Klan Kosova.

Pjesë e kuizit kanë qenë nxënës shqiptarë nga diaspora; Gjermania, Austria, Zvicra dhe nga Greqia.

Nxënësit garues nga diaspora iu përgjigjën pyetjeve nga lëndë si; Gjuha dhe Letërsi shqipe, Kultura, Histori dhe Gjeografi.

Finalja e kuizit u përshkrua edhe me një pikë instrumentale, një pikë baleti dhe një poezi të recituar nga një mësues i shkollës shqipe në Greqi.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Valon Murati.

“Dua t’i falënderoj në mënyrë të veçantë mësuesit shqiptarë që me përkushtim e vendosmëri e mbajtën dhe vazhdojnë ta mbajnë gjallë identitetin kombëtar, shkollën shqipe në Gjermani, Zvicër, Austri, Greqi e  në shumë shtete të botës”, ka thënë Murati.

klankosova.tv

 

Comments