SHKOLLË PËR EMIGRANTËT NË TABANOC, PËRVEÇ GJUHËS ARABE MËSOJNË EDHE ATË MAQEDONE

297
fresco

Image result for refugee macedonia

Këta fëmijë refugjatë vitin e ri shkollor e kanë nisur në këtë kamp të refugjatëve në Tabanoc, të organizuar nga SOS-fshati për fëmijë.  Prindërit e tyre ankohen se nuk ka kushte të mjaftueshme, por megjithatë siç thonë është mirë që fëmijët e tyre po angazhohen.

“Të gjithë fëmijët shkojnë në shkollë, por nuk është shkolla si në vendlindjen tonë, nuk janë kushtet e njëjta, nuk është një shkollë e vërtetë por është shkollë dhe kjo mjafton për tani“, tha një emigrant nga Siria.

Aleksandar Kërstevski, përfaqësues i SOS – fshatit të fëmijëve thotë se kanë organizuar program mësimor për 30 fëmijë refugjatë, por edhe programe mësimore për të moshuarit.  Sipas tij, është program është i pasur dhe praktik në disa gjuhë.

“SOS- fshati i fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF ka përgatitur një program mësimor në të cilën janë të inkuadruara orë në gjuhën arabe, në gjuhën e tyre armëtarë, gjuhë maqedonase, matematikë , informatikë dhe shkenca natyrore, dhe në kërkesë të emigrantëve do të ketë orë në gjuhën gjermane”, u shpreh Aleksandër Kërstevski, përfaqësues i SOS-fshati i fëmijëve.

midle

Koordiantori i kampit, Goran Stojanovski thotë se janë siguruar të gjitha kushtet për këta refugjatë, në prag të sezonit të ftohjes së motit. Ai gjithashtu nënvizon se ky kamp është i gatshëm për t’u përballur me numër më të madh të emigrantëve, pasi që gjendja e krizës është prolonguar deri në verën e vitit të ardhshëm.

“Grupi i vlerësimit, si organ i qeverisë pati mbledhje ku u konstatua se për shkak të procesit zgjedhor, gjendja e krizës të zgjatet, dhe këtë ia propozoi komitetit drejtues. Mendoj se në mbledhjen e fundit të komitetit drejtues kjo gjë u pranua dhe gjendja e krizës u prolongua deri më 30.06 2017”, tha Goran Stojanovski, koordinator i kampit.

Në kampin e Tabanocit pas shpalljes së gjendjes së krizës dhe bllokimit të kufijve për refugjatët, tani më shumë se 8 muaj po qëndrojnë 61 emigrantë nga Siria, Afganistani dhe Iraku, të cilët nuk po lejohen të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt vendeve të tjera.

 

Comments