Zhytësit sot kanë shpëtuar një burrë nga anija që të enjten është përmbytur në liqenin Viktoria. Numri i viktimave, sipas të dhënave më të reja është rritur në 207 njerëz.
Katër zhytës sot e kërkuan anijen e përmbytur pasi kanë dëgjuar zëra të cilat tregonin shenja jete. Burri i mbijetuar është hospitalizuar.
Trajekti u përmbyt të enjten në mbrëmje, në vetëm disa metra nga porti i Ukerve, ishulli më i madh në liqenin Viktoria. Paramendohet se në anije ka pasur mbi 300 persona.
Presidenti i Tanzanisë Xhon Marufuli dje urdhëroi arrestimin e përgjegjësve për anijethyerjen.
Incidentet me anije janë paraqitje e shpeshtë në liqenin Viktoria, ku pronarët e anijeve nuk i respektojnë standardet për lundrim.