Shkon në tetë numri i të vrarëve nga sulmi me armë në Tel Aviv

200

Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në Tel Aviv pas një sulmi terrorist, bënë të ditur shërbimet e urgjencës të Izraelit Magen David Adom (MDA).

Policia tha se ngjarja tashmë është nën kontroll. Ata “neutralizuan” dy sulmues që ata i përshkruan si “terroristë” të dukshëm.

Mjekët izraelitë thanë më herët se ata trajtuan të paktën shtatë persona të plagosur në vendngjarje, tha një zëdhënës i MDA.

Shërbimi kombëtar i emergjencës i Izraelit thotë se ndodhi pranë një stacioni hekurudhor në Jaffa. /Insajderi.org/

Comments