Shkup: Fillon realizimi i stacionit filtrues për ujëra të zeza
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të 33-të e shqyrtoi dhe miratoi informatën për realizimin e projektit “Stacioni filtrues për ujëra të zeza në Shkup”.
Është pranuar informata për lidhjen e kontratës bilaterale për bashkëfinancim të projektit “Përmirësim i infrastrukturës për grumbullimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit” mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Qeveria e angazhoi ministrin e Financave që menjëherë ta njoftojë Delegacionin e BE-së në Shkup se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e filloi procedurën për sigurimin e mjeteve financiare për ndërtimin e plotë të stacionit filtrues në Shkup me trajtim sekondar të ujërave të zeza.
“Për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, Qeveria i angazhoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, menjëherë të përgatisin dhe parashtrojnë kërkesë në Bankën Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim dhe bankën KfV që të parashtrojnë ofertë të përbashkët për përgatitje dhe financim të projektit me kredi, grant investues dhe grant për ndihmë teknike”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.