Shkup, përfshihet nga zjarri “BMW”-ja

470
fresco

Një automjet motorik “BMW” është përfshirë nga zjarri mbrëmë rreth orës 03:00 në rrugën “Mirosllav Kërlezha” në Shkup.

Automjeti, siç citohet në buletinin policor, është me targa të Shkupit, në pronësi të S.N. nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga Ekipi i zjarrfikësve, ndërsa nga zjarri është përfshirë pjesa e përparme e automjetit. Në vijim është duke u bërë ekspertiza.

Comments