Shkup: Pritet të fillojë procesi gjyqësor për shkatërrimin e pajisjeve për përgjim



Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të fillojë procesi gjyqësor për lëndën “Fortesa” e cila ka të bëjë me shkatërrimin e dokumenteve lidhur me pajisjen e përgjimeve të paligjshme. Në lëndën “Fortesa” janë të akuzuar shtatë persona.Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit.
“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.