Shkup, qindra vetë protestë para Parlamentit: Të zbardhen krimet qeveritare

227
a

Ashtu siç kishin paralajmëruar organizatorët e të ashtuquajturit “Revolucioni Shumëngjyrësh”, qindra vetë u mblodhën mbrëmjen e së hënës në Shkup përpara selisë së Parlamentit për të protestuar kundër politikave të qevrisë maqedonase.
Demonstruesit ndezën pishtarë dhe kërkuan nga ekzekutivi që t’i japë fund pengimit të punës hetimore të Prokurorisë Speciale dhe të ofrojë mbështetje të plotë për zbardhjen e krimeve dhe korrupsionit nga ana e qeveritarëve.
Në aksionin e ndërmarrë nga aktivistët u ngjyros ndërtesa e Gjykates Penale Shkupi 1. Lëvizja në fjalë konsideron se kjo gjykatë është kthyer në pengesën më të madhe me të cilën po përballet Prokuroria Speciale.
Duke cituar njohës të çështjeve politike, mediat vendase thonë se lufta politike në të ardhmen ka për të qenë e ashpër pasi zgjedhjet nuk paraqesin vetëm luftë për pushtet, por dhe një rrugë për t’iu shmangur hetimeve që po bën Prokuroria Speciale, ku sipas ekspertëve të fushës ka shenja se zyrtarë të lartë të shtetit janë të përfshirë në vepra të rënda penale.

Comments