Shkup, vdes 41 vjeçari nga Kosova në aksident

Një person nga Kosova humbi jetën në një aksident rrugor që ndodhi sot herët në mëngjes në rrugën magjistralen Shkup-Kalimi Kufitar Bllacë.
Siç njofton policia maqedonase, sot në mëngjes rreth orës 5:45 minuta në rrugën magjistrale Shkup – KK Bllacë në afërsi të pompës së benzinës ndodhi një aksident rrugor midis një kamioni dhe një automobili “Wolksvagen-Pasat” në të cilin humbi jetën A.A. (41) nga Kosova.
Dy automjetet ishin me targa të Kosovës.
Ndërkaq, sipas burimeve të Koha.net, viktima e këtij rasti është shtetasi Alfons Ahmeti, i lindur më 14.05.1975.

