Shkupi barazon, Renova humb por edhe fyen në baza nacionale

91

Moebel THEMA

Sot kane përfunduar ndeshjet e xhiros së 16-të në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë. Një barazim ka nxjerrë Shkupi në sfidën ndaj Bregallnicës së Shtipit, të dielën në stadiumin e Cairit.. Florent Osmani e solli në epërsi skuadrën e tij me golin e shënuar në minutën e 25-t të lojës, ndërsa Leskaroski i solli një pikë të madhe shtipjanëve me golin e realizuar në minutën e 67-të.

Nga ana tjetër, skuadra e Renovës është mundur nga Vardari në stadiumin “Telekom Arena” në Shkup me rezultat 1-0. Golin e vetëm shënoi Bllazhevski në minutën e 78-t të takimit. Sipas informative që vijnë nga stadiumi, pas përfundimit të ndeshjes ka ndodhur një incident mes lojtarëve të të dyja skuadrave, ku ka pas edhe fyerje në baza nacionale.
Rezultatet:
Shkëndija-Rabotnicki 2-2
Vardar-Renova 1-0
Sileks-Pelister 0-0
Shkupi-Bregallnica 1-1
Pobeda-Makedonija GP 0-0
Renditja:Vardar 37, Shkëndija 31, Pelister 29, Rabotnicki 24, Renova 20, Sileks 20, Shkupi 16, Pobeda 15, Makedonija GJP 11, Bregallnica 9 pikë.

Comments