Shkupi nën bllokadë të plotë të dielën
Starti i garës 5-kilometrëshe është në rrugën “11 Tetori” pranë Zelen Pazarit, me lëvizje nëpër bulevardet “Republika Krushevska” dhe “Brigada e 3-të Maqedonase”, ndërsa fundi është në sheshin “Maqedonia”. Itinerari kryesor i maratonës, gjysmëmaratonës dhe garës me stafetë do të fillojë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me lëvizje nëpër zonën qendrore të qytetit, Aerodrom dhe kthim në sheshin “Maqedonia”, transmeton FaktiDitor.info
Ministria e Brendshme njofton se Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor në SVR Shkup do të vendosë një regjim të veçantë trafiku, me trafik që do të ridrejtohet në rrugët përreth.
Ministria u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e oficerëve të policisë dhe të tregojnë durim gjatë gjithë ngjarjes, me qëllim që të sigurohet zhvillimi i qetë i maratonës dhe siguria e pjesëmarrësve.

