Shkurti e gjen veriun të qetë, asnjë lëvizje për murin
Pavarësisht se deputetë e Kuvendit të Kosovës patën nxjerrë një Rezolutë e cila kërkonte që më së largu deri më 31 janar të vitit 2017 të largohej muri i vendosur në veri, kjo datë ka kaluar pa asnjë lëvizje.
Ekipi i Arbresh.info po qëndron sot në veri të Mitrovicës dhe sipas raporteve të deritashme, situata atje është shumë e qetë dhe nuk ka ndonjë shenjë se muri do të hiqet gjatë ditës./arbresh.info.