Shoferi përplas për vdekje të moshuarin mbi gomar

192

Moebel THEMA

foto ilustruese, nga nje aksident ne Gjirokaster
foto ilustruese, nga nje aksident ne Gjirokaster

Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 21:00 minuta në aksin kombëtar Tepelenë-Levan.Mentor Shehu, 33 vjeç, banues në fshatin Qesarat, Tepelenë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “VOLSWAGEN”, me targë AA 123 JU, ka përplasur shtetasin B.S., 80 vjeç, banues në fshatin Fratar.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i moshuari i ka prerë rrugën kaminës teksa po ecte me gomar në afërsi të kthesës për në hyrje të fshatit Krahes. Përplasja ka qenë fatale për të moshuarin pasi ai ndërroi jetë në spital. Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasi Mentor Shehu.

Comments